Telegrafi

Kaos në magjistralen Ohër–Kërçovë, ndërpritet komunikacioni për shkak të kalimit të delegacioneve

Një kaos i vërtet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ohër-Kërçovë-Shkup. I gjithë trafiku rrugor është ndërprerë për më shumë se 40 minuta, ndërsa makinat që udhëtonin në këtë rrugë janë detyruar nga polica të parkojnë anash rrugës.

Ndërprerja është bërë për shkak të kalimit të delegacioneve nga Ohri që kanë marrë pjesë në takimin e djeshëm mes Kosovës dhe Serbisë.