Site icon Telegrafi

Kaos në Londër, rreth 30 mijë pasagjerë “ngujohen” në Shën Pancras si pasojë e sasisë së madhe të ujit që mbushi tunelin

Rreth 30 mijë pasagjerë kanë mbetur të “ngujuar në “Shën Pancras të Londrës, pasi që tuneli i Temzës është mbushur me ujë.

Si pasojë e kësaj linja e hekurudhës së trenave të shpejtë Eurostar që lidhë Britninë e Madhe me Belgjikën, Francën, Gjermaninë dhe Holandën ka anuluar linjat, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Eurostar ka bërë të ditur se kjo linjë hekurudhore është informuar për sasinë e madhe të ujit dhe se gjendja nuk është përmirësuar fare – dhe kjo është arsyeja pse trenat nuk mund të lëvizin në këtë linjë.

Trenat e kompanisë Southeastern Railway, gjithashtu ka bërë të ditur se trafiku mes Ebsfleet dhe Shën Pancrasit është ndërprerë.

Pamjet amatore shfaqin turmën e pasagjerëve të “ngujuar” si pasojë e motit të ligë, që mbuloi tunelin me ujë. /Telegrafi/

Exit mobile version