Telegrafi

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren dhe kërkon Ramën, ndërkohë që kalohen në votim çështjet e ditës

LSA

Kuvendi i Shqipërisë është përshirë përsëri nga kaosi pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë për t’u përgjigjur për lidhjet e tij me ish-kreun e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal. 

Ndërkohë që opozita mban të bllokuar foltoren, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka vazhduar me rendin e ditës duke kërkon votim të projektligjeve, raporton Telegrafi Shqipëri.

Deputetët e opozitës nuk janë dakord që kryeministri Edi Rama të delegojë ministren Elisa Spiropali për interpelancën e kërkuar prej tyre.

Teksa ka vijuar tensioni në sallën e Kuvendit, Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Gazmend Bardhi. /Telegrafi/