Site icon Telegrafi

Kaos në Bullgari: Xhandarmëria del në rrugë, protestuesit “Kjo nuk është Bjellorusia”

Mijëra po protestojnë përpara parlamentit bullgar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Bojko Borisov dhe kryeprokurorit të vendit, Ivan Geshev.

Sipas portalit a1on, protestuesit po hedhin vezë dhe mollë ndaj oficerëve të policisë që po mbrojnë parlamentin bullgar. Xhandarmëria gjithashtu ka dal në rrugë, transmeton Telegrafi.

“Mosmarrëveshjet planifikojnë të bllokojnë parlamentin. Njerëz nga e gjithë vendi pritet të arrijnë në kryeqytet,” raportuan agjencitë bullgare.

Policia është në të gjitha bulevardet që dërgojnë në ndërtesën e parlamentit bullgar, ku po mbahet seanca.

Mediat bullgare shkruajnë se përshkallëzimi filloi kur protestuesit përdorën forcë kundër automjeteve të policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version