Një veturë në aeroportin e Sydney, Australi është përplasur në një aeroplan, gjë që shkaktoi ndërprerjen e përkohshme e trafikut ajror.
Veturën në Sidney po e drejtonte punonjësi i sigurimit të aeroportit, i cili u përplas në fluturaken Jetstar A320, transmeton Telegrafi.
Shoferi mbeti i ngujuar brenda veturës, kurse aeroplani nuk kishte pasagjerë në ato momente dhe është nxjerrë nga shërbimi derisa të riparohet.
Pamjet dramatike nga aeroporti shfaqin veturën me xhamin e përparmë të thyer, që u përplas në njërin nga motorët e aeroplanit.
Deri më tani nuk dihen shkaqet apo sesi ka ardhur deri te kjo përplasje, ndërsa policia ka njoftuar se po heton rastin. /Telegrafi/
There was turbulence on the tarmac at Sydney Airport this morning, as a worker's ute smashed into the engine of a Jetstar flight bound for Adelaide.
The unusual crash caused delays and racked up a damage bill estimated to be more than half a million.@WesternWilson9 #9News pic.twitter.com/YPe936OlUp
— 9News Australia (@9NewsAUS) January 22, 2024