Telegrafi

Kaos gjatë shfaqjes teatrale në Riad, ngjitet në skenë dhe sulmon me thikë aktorët – kamerat filmuan gjithçka

Katër persona janë lënduar gjatë një shfaqje teatrale në Riad, kur një person i panjohur u ngrit në skenë dhe sulmoi me thikë aktorët.

Mediat lokale raportojnë se motivi i sulmit ishte fakti se në shfaqje morën pjesë edhe femra. Të lënduarit janë aktorë të teatrit të qytetit holandez Hagë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është publikuar videoja e këtij sulmi rrëqethës, ku shihet burri i rrëzon nga skena aktorët derisa po jepej shfaqja kurse pjesëtarët e sigurimit mundohen ta “neutralizojnë” sulmuesin.

Sulmuesit raportohet se ka shtetësi të Jemenit dhe është 33-vjeç, e agjencia e lajmeve SPA ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar plagë sipërfaqësore dhe se pas tretmanit janë liruar nga spitali. /Telegrafi/