Rep-artisti amerikan, Kanye West, për herë të parë në jetën e tij ka dalë të zotojë në zgjedhjet e SHBA-së.
43-vjeçari është edhe kandidat për president, gjë të cilën e kishte paralajmëruar që në vitin 2015, shkruan Miror.
Thuhet se Kanye ka shpenzuar rreth 3 milionë dollarë që të listohet në fletëvotim, derisa tani po pretendon që të fitojë.
Në një postim në rrjetin social Twitter, ai ka bërë të ditur se ka dalë të votojë për herë të parë, teksa vota ka shkuar për veten e tij.
“Sot jam duke votuar për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është dikush që e njoh mirë… unë”, shkruhej në postim.
Një deklaratë e tij vjen pasi pati përleshje virtuale me Jennifer Aniston, e cila tha se nuk është argëtuese të votohet West. /Telegrafi/