Kanye West thuhet se ka anuluar pjesën e dytë të turneut të tij “Saint Pablo”, pas shtrimit të tij në spital.
Fillimisht, u mendua se pjesa e dytë e turneut të reperit 39 vjeçar ishte duke u organizuar, por TMZ raporton se burimet pranë Kanye kanë treguar se të gjitha janë anuluar dhe është zyrtare.
Koncertet e pjesës së dytë ishin kryesisht në Evropë.
Kanye u shtrua në spital muajin e kaluar, menjëherë pas anulimit të pjesës së mbetur të koncerteve në kuadër të turneut “Saint Pablo”.