Kanye West thuhet se u dërgua në një dhomë të emergjencës në Los Angeles nga Kim Kardashian të dielën (kohë lokale), sepse ai vuante nga simptomat e gripit.
Është raportuar se tash e disa ditë, ai nuk është lejuar të dalë nga shtëpia, pasi është ende duke marrë trajtim mjekësor.
Ka qenë bashkëshortja e tij, Kim, ajo e cila me tu keqësuar gjendja, e ka dërguar bashkëshortin e saj në spital.
“Na thanë se Kanye kishte grip dhe ai u përkeqësua dhe më keq, kështu që ai kishte nevojë për disa receta mjekësore për ta bërë atë të ndihej më mirë”, ka thënë një burim i brendshëm TMZ.
“Ata ishin vetëm aty një kohë të shkurtër dhe u kthyen në shtëpi që Kanye të mund të pushonte”, thotë më tej ky burim.
Daily Mail arrin të marrë vesh se vizita në dhomën e urgjencës rezultoi në një diagnozë të zakonshme të të ftohurit dhe një recetë me antibiotikë.
Kanye përmes rrjetit social Twitter, kishte treguar javë më parë se kishte vuajtje të tmerrshme si pasojë e dhimbjeve të kokës.
Megjithatë, është mësuar se gjendja e tij tashmë është shumë më e mirë. /Telegrafi/