Site icon Telegrafi

Kanye West tregon se përfundoi në spital për shkak të qëndrimit të tepërt në telefon

Reperi i popullarizuar amerikan, Kanye West, së fundmi njoftoi fansat se ka përfunduar në spital me dëmtime të dorës pasi shkroi shumë mesazhe.

Ka qenë vet artisti, ai i cili ka ndarë lajmin me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social, Twitter.

I njëjti të martën një mbrëmje postoi një fotografi të një radiografie, ku tregoi dorën e tij të djathtë.

https://twitter.com/kanyewest/status/1303500635451437056

43 vjeçari deklaroi se kjo erdhi si pasojë ‘e dërgimit të shumë mesazheve’, apo thënë ndryshe përdorimit të tepërt të telefonit.

Lexo po ashtu "Keeping Up With The Kardashians" i vjen fundi pas 14 vitesh: Kim befason fansat me vendimin e familjes për të mbyllur serialin

Sidoqoftë, kjo vjen pas lajmit befasues të bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, e cila tha se shfaqja ikonike e familjes së saj po mbaron pas 14 vitesh në transmetim.

Siç u njoftua, “Keeping Up With The Kardashians”, që ndihmoi në krijimin e emrave të familjes së Kimit dhe motrave të saj: Kourtney, Khloe, Kylie dhe Kendall, do të transmetojë sezonin e fundit në fillim të vitit të ardhshëm.

Kim dhe Kanye ndërkaq gjatë muajve të fundit kishin probleme të shumta me njëri-tjetrin dhe dyshja tanimë janë duke shkuar ‘drejt rregullimit të martesës së tyre disavjeçare’.

Të njëjtit ndajnë katër fëmijët: North, Chicago, Saint dhe Psalm. /Telegrafi/

Exit mobile version