Site icon Telegrafi

Kanye West tregon se ‘dominon’ Bianca Censori, por nuk e detyron atë të veshë diçka që nuk dëshiron

Kanye West ka deklaruar se gruaja e tij, Bianca Censori, nuk mund të veshë asgjë pa miratimin e tij, duke iu përgjigjur kritikave pas paraqitjes provokuese të saj në ‘Grammy’.

Bianca tronditi publikun duke u shfaqur me një fustan të tejdukshëm, duke ekspozuar trupin e saj.

Kjo shkaktoi reagime të ashpra, me ndjekësit që akuzuan Kanyen për sjellje kontrolluese dhe abuzive, shkruan DailyMail.

Në një seri postimesh në Twitter, ai mbrojti veten, duke pohuar se “dominion” mbi Biancan, por mohoi se e detyron atë të veshë diçka që nuk dëshiron.

Në postimet e tij, Kanye u shpreh me gjuhë fyese ndaj kritikëve dhe ripërsëriti qëndrimet e tij kontroverse, përfshirë komente antisemite dhe homofobike.

Ai gjithashtu kritikoi përdorimin e modeleve plus-size në industrinë e modës.

Që nga martesa e tyre në 2022, fansat kanë shprehur shqetësim për mirëqenien e Biancas, e cila shpesh shihet në veshje provokuese nën ndikimin e Kanyes. /Telegrafi/

Exit mobile version