Kanye West ka thënë se nuk do të performojë në festivalin Coachella nëse Billie Eilish nuk i kërkon falje reperit Travis Scott, pasi ajo u duk se i referohej fatkeqësisë fatale në festivalin Astroworld gjatë një shfaqjeje të saj të fundit.
Duke performuar në Atlanta javën e kaluar, Eilish ndaloi performance kur vuri re një fanse që kishte problem me frymëmarrjen.
Pasi fansja mori kujdesin mjekësor, ajo rifilloi shfaqjen duke I thënë turmës: “Pres që njerëzit të jenë mirë derisa të vazhdoj”.
Në Instagram, West (tani i njohur ligjërisht si Ye) ndau pamjet e një raporti lajmesh për Eilish që dukej se i referohej asaj që ndodhi në koncertin e Travis.
“Billie, ne të duam, të lutemi kërko falje Travit dhe familjeve të njerëzve që humbën jetën e tyre, askush synonte të ndodhte kjo”, ka shkruar Kanye në postim.
“Trav nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur ishte në skenë dhe ishte shumë i lënduar nga ajo që ndodhi dhe po Trav do të jetë me mua në Coachella, por tani kam nevojë që Billie të kërkojë falje përpara se të performoj”, thuhet tutje në shkrimin e reperit.
Eilish u përgjigj në komentet e postimit të West: “Nuk kam thënë asgjë për Travis. Thjesht po ndihmoja një tifoz”.
Komenti i Eilish në Atlanta u interpretua gjerësisht se po I referohej tragjedisë në festivalin e Scott në Astroworld në Huston në nëntor 2021.
Dhjetë njerëz vdiqën si rezultat i asfiksimit aksidental me presion në një përplasje turme, me rreth 300 njerëz të plagosur. Viktima më e re ishte djali nëntë vjeçar, Ezra Blount.
Duke folur për Rolling Stone, gjyshërit e Blount i përshkruan fjalët e West si “të lëndueshme” dhe “idiotike” , shkruan The Guardian.
Scott vazhdoi të performonte ndërsa reaguesit e parë po ndiqnin atë që u përshkrua si një ngjarje me viktima masive dhe përfundoi performancën e tij.
Analiza nga Washington Post tregoi se përpjekjet e anëtarëve të turmës për të dhënë alarmin u dëgjuan nga muzika e Scott.
Scott ka mohuar të ketë ditur se fansat u lënduan gjatë performancës së tij dhe më pas mohoi përgjegjësinë për vdekjet në dokumentet e gjykatës pasi u ngritën më shumë se 140 padi që pretendonin neglizhencë, duke përfshirë një padi masive gjyqësore të ngritur nga më shumë se 1500 pjesëmarrës të koncertit.
Festivali Coachella do të zhvillohet në Kaliforni gjatë dy fundjavave në prill, dhe Harry Styles do të jetë një nga performuesit kryesor. /Telegrafi/