Site icon Telegrafi

Kanye West do të takohet me Presidentin Trump të enjten për të diskutuar rreth disa çështjeve të rëndësishme

Kanye West do të takohet me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reperi, i cili është ballafaquar me kritika për mbështetjen e tij publike ndaj presidentit, do të takohet me dhëndrin e Trumpit dhe njëherësh këshilltarin e tij, Jared Kushner, para se të drekojë me presidentin, raporton Washington Post.

Një përfaqësues i mediave për reperin e konfirmoi takimin.

Reperi Kanye West do të takohet sërish me Presidentin e ShBA-ve, Donald trump (Foto: Drew Angerer/Getty Images/Guliver)

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se një takim ishte i rezervuar në protokoll, por nuk treguan se kur do të ndodhte.

“Kanye West po vjen në Shtëpinë e Bardhë për të ngrënë drekë me Presidentin Trump dhe ai do të takohet gjithashtu me Jared Kushner”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Lexo po ashtu Kanye West i jep një burri të pastrehë 100 dollarë dhe i premton atij se do t'i dërgojë një palë atlete

“Temat e diskutimeve do të përfshijnë ringjalljen e prodhimit në Amerikë, reformën e burgjeve, si të parandalojnë dhunën e bandës dhe çfarë mund të bëhet për të zvogëluar dhunën në Çikago”.

Kanye West (Foto: Rob Kim/Getty Images/Guliver)

Në muajt para se Trump të merrte detyrën e presidentit, West erdhi ta përgëzonte atë për fitoren e tij në ‘Trump Tower’ në New York.

Gruaja e reperit West, ylli Kim Kardashian, që nga ajo kohë ka vizituar Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Trump dhe Kushner për të diskutuar reformën e burgjeve dhe për të nxitur amnisti për një të dënuar për drogë.

Lexo po ashtu Kim Kardashian zgjohet në shtëpi plot me lule dhuratë nga Kanye West, në mëngjesin e parë pasi fshiu të gjitha rrjetet sociale

Takimi i tyre në maj, bëri që Trump të tregojë mëshirë ndaj Alice Marie Johnson, duke i zbutur dënimin, krejt kjo falë lutjes së Kim Kardashianit dhe Kanye Westit.

Kardashian vizitoi Shtëpinë e Bardhë në shtator për herë të dytë. Ajo nuk dihet nëse i ka folur presidentit në këtë vizitë.

Kanye West, 41 vjeç, ka fshirë të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale pas një vargu të diskutimeve rreth tij. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version