Site icon Telegrafi

Kanye West do të hapë kishën e tij

Kanye West besohet se po kërkon që të bëjë kishën e tij.

Burime për revistën People kanë treguar se 41 vjeçari është inspiruar që të hapë një shtëpi të tij të përhershme për lutje ndaj Zotit.

“Ai është ekstremisht i apasionuar për besimin e tij dhe dëshiron që ta ndajë atë më rregullisht me njerëzit”.

“Ai kalon shumë kohë duke studiuar dhe duke u lutur, ai dëshiron që të ndajë rrugëtimin me të tjerët”, ka thënë ky burim.

Së fundmi Kanye West mori pjesë në Coachella ku ai edhe promovoi këngën e re “Water”.

Kanye West njihet si besimtar i devotshëm i fesë katolike. /Telegrafi/

Exit mobile version