Telegrafi

Kanye West takohet me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Kanye West është përballur sy më sy me Donald Trump në shtëpinë e bardhë të enjtën.

Gjatë drekës në Zyren Ovale, West u shfaq me një kapelë të kuqe ku shkruante “Make America Great Again”, një kapelë me të cilën u shfaq para gazetarëve.

Ai foli për fushatën e vitit 2016 nga Hillary Clinton dhe ndjenjën ng sllogani i saj.

“Unë e dua Hillaryn, unë i dua të gjithë, por fushata “I’m ëith Her” nuk më bëri të ndjej ndonjë gjë, pasi që si një djalosh që nuk e kam parë babanë vazhdimisht, unë tash jam një baba që duhet të luaj me fëmiun tim”, u shpreh Kanye.

Donald Trump lëvdoi Kanyen, duke e quajtur takimin impresiv me një artist të madh.

Ndërkaq, West spjegoi se kaloi nga Nike te Adidas, duke e fuqizuar kompaninë me një kapital prej 38 miliardë dollarë në vit. /Telegrafi/