Site icon Telegrafi

Kanye West suprizon fansat me lansimin e mini-albumit

Rep-artisti i njohur, Kanye West, i është rikthyer sërish industrisë muzikore.

Përkundër faktit se ka qenë i angazhuar në kandidaturën për president në Amerikë, duket se reperi ka punuar edhe në këngë, shkruan Mirror.

43-vjeçari në ditën e Krishtlindjeve zgjodhi të surprizojë fansat me mini-albumin e ri, që përmban pesë këngë.

“Emmanuel” mban titullin prodhimtaria muzikore, që në librat fetarë do të thotë që ‘Zoti është me ne”.

Mini-albumi ka pesë këngë, me titull: “Requiem Aeternam”, “O Mira Nox”, “O Magnum Mysterium”, “Puer” dhe “Gloria” dhe janë në dispozicion përmes Spotify dhe Apple Music.

Vitin e kaluar, Kanye lansoi “Jesus is Born” në po të njëjtën mënyrë, që arriti më pas të thyej rekorde të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version