Rep-artisti i njohur, Kanye West, ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Atlanta së bashku me familjen e tij.
Ai është parë i shoqëruar nga North dhe Saint, ndërsa ecnin mbi sipërfaqen e ujit, shkruan Daily Mail.
Në imazh të tillë e ka shpërndarë në rrjete sociale bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, ndërsa shihej edhe Lala Anthony.
Një kalim i tillë mbi ujë, është realizuar si periudhë e adhurimit nga personat e fesë krishtere, që shpesh mbahet në ndërtesa kishe.
Një lloj ceremonie kësaj radhe është mbajtur në liqenin “Lakewood Church” së bashku me pastorin Joel Osteen.
Derisa po filmohej shërbimi, Kim ka ndarë disa video të tjera së bashku me miken e saj, ndërsa asnjëri prej tyre nuk mbante maska mbrojtëse. /Telegrafi/