Site icon Telegrafi

Kanye West rikthehet në Twitter, bën postimin e parë pas pezullimit nga platforma

Reperi amerikan, Kanye West është rikthyer në Twitter pasi pati reagime të shumta mbi përçarjet antisemite nëpër mediat sociale muajin e kaluar.

Në një nga postimet e tij të para që nga pezullimi në platformë, reperi 45-vjeçar informoi më shumë se 31.9 ndjekësit e tij se ishte rikthyer.

“Testim, testimi, për të parë nëse Twitteri im është i zhbllokuar”, shkroi në Twitter krijuesi i hiteve “Heartless” të dielën (20 nëntor).

Postimi vjen pasi ai shkroi në Twitter më 9 tetor, se ai bëri postime kërcënuese ndaj hebrenjve.

Më pas, llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram u bllokuan dhe marrëveshjet e tij fitimprurëse me Adidas, Gap, Balenciaga dhe Vogue përfunduan papritmas – por interpretuesi nuk u pendua, duke refuzuar në intervista të shumta të kërkonte falje.

Muajin e kaluar, Musk tha se llogaria e babait të tre fëmijëve ishte restauruar përpara blerjes së tij prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë së mediave sociale.

Reperi, i njohur tashmë si Ye, u ndalua nga Twitter më 9 tetor dhe u ndalua edhe nga Instagrami.

Llogaritë e kufizuara nuk mund të postojnë ose ndërveprojnë në Twitter, në krahasim me llogaritë e pezulluara të cilat janë hequr tërësisht.

Ndërsa u raportua shumë se Twitteri i Kanye ishte përsëri në duart e tij pas marrjes së platformës nga Musk, CEO i Tesla tha se nuk ishte vendimi i tij.

“Llogaria e Ye u rivendos nga Twitter përpara blerjes. Ata nuk më konsultuan dhe nuk më informuan”, shkroi Musk.

Musk mori pronësinë e Twitter me një efikasitet brutal në tetor dhe filloi mbretërimin e tij të ri duke shkarkuar drejtuesit kryesorë.

Njeriu më i pasur në botë kohët e fundit postoi në Twitter se ‘nuk do të ketë vendime të rëndësishme të përmbajtjes ose rivendosje të llogarisë’ pa miratimin e një këshilli të ri për moderimin e përmbajtjes që ka ‘pikëpamje të ndryshme’.

Duke festuar blerjen e kompanisë dhe ndryshimet e reja që do të shfaqen, Musk shkroi në Twitter: ‘Zogu është liruar’ dhe ‘le të vijnë kohët e mira’. /Telegrafi/

 

Exit mobile version