Rep-artisti i njohur, Kanye West, është raportuar në polici, për shkak të mosrespektimit të masave kundër pandemisë coronavirus.
43-vjeçari është parë në Londër gjatë këtij muaji, së bashku me vajzën e tij, North West, shkruan Mirror.
Dyshja morën pjesë në shfaqjen e modës “Bottega Veneta” në kryeqytetin e Britanisë, mes krizës globale të shëndetit.
Ndërsa të nesërmen Kanye u vu re në vende të tjera në Londër, teksa u fotografua duke dalë jashtë një hoteli.
The Sun pretendon se londinezët thirrën policinë pasi ai me sa duket nuk arriti t’i përmbahej rregullave të Mbretërisë së Bashkuar për t’u vetizoluar për dy javë pas mbërritjes.
Publikimi vazhdon të pretendojë se një deklaratë policore ka konfirmuar se autoritetet ishin bërë “të vetëdijshme” për “një shkelje të mundshme të legjislacionit të karantinës” por që nuk do të ndërmerrej asnjë veprim. /Telegrafi/