Kanye ‘Ye’ West postoi një seri fotografish skandaloze të gruas së tij Bianca Censori, duke pozuar pothuajse lakuriq, pavarësisht se e kritikoi ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian që vishej shumë seksi.
Fotografitë ‘e egra’ u postuan në Instagram të shtunën në mëngjes dhe shfaqnin gruan e tij 29-vjeçare australiane të veshur me një tanga nudo me tela.
Në një nga fotografitë e ngarkuara nga reperi, Bianca qëndronte përballë banakut të kuzhinës duke përgatitur ushqimin, ndërsa kishte veshur rrobën e paktë, çizme të zeza deri tek gjuri dhe një maskë lëkure të çuditshme, shkruan DailyMail.
Ye e ka mbishkrimin e fotografisë tronditëse ‘ajkë gruri’, duke sugjeruar se gruaja e tij arkitekte po gatuante pak qull me veshjen e saj të çuditshme.
Postimi ngjalli zemërim tek publiku, të cilët komentuan zhgënjimin e tyre me portretizimin e gruas së tij nga reperi, veçanërisht duke marrë parasysh vajzat e tij të vogla.
“Jam i sigurt se ai do të jetë vërtet krenar kur një burrë e bën këtë me North ose Chicago! – tha një komentues.
“E pështirë. Asnjë respekt për gruan tuaj”, tha një tjetër. /Telegrafi/