Kanye West, i njohur gjithashtu tani si Ye, është emëruar si i dyshuar në një raport konfrontimi fizik të marrë nga departamenti i policisë së Los Angelesit në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pas një incidenti që ndodhi jashtë “Magazina Soho”, një klub nate. West nuk është arrestuar, konfirmoi Variety të enjten.
Fox 11 i Los Angeles fillimisht e shpërndau lajmin, duke pretenduar se reperi 44-vjeçar, goditi me grusht një fans që i kërkoi autograf, shkruan The Guardian.
Duke cituar burime të zbatimit të ligjit, tabloidi TMZ raportoi se incidenti ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe po hetohet si një konfrontim fizik, i cili si kundërvajtje mbart një dënim maksimal prej gjashtë muajsh burg.
Faqja e internetit publikoi video të incizuara fshehurazi të reperit ku shihet i inatosur në një rrugë, që janë xhiruar “diku në mes të mërkurës mbrëma dhe mëngjesit të së enjtes”, në të cilën West mund të dëgjohet duke bërtitur: “A e the këtë apo jo? E the të gjithë këtë apo jo? … Sepse kjo është ajo që ndodhi tani”.
TMZ gjithashtu raportoi se West ishte duke festuar më herët në mbrëmje në klubin e natës “Delilah” në Hollywoodin perëndimor me aktoren Julia Fox, me të cilën ai ka filluar së fundmi njkë lidhje. Ai më vonë u largua nga klubi i natës ndërsa Fox qëndroi prapa.
Lajmi vjen një ditë pasi organizatorët për festivalin muzikor “Coachella” konfirmuan reperin West si një nga emrat më eminent që do të performojë sivjet në prill, së bashku me emra të njohur si: Billie Eilish dhe Harry Styles.
Ky nuk është rasti i parë që Kanye West ka probleme me organet zbatuese të ligjit.
Në mars të vitit 2014, West nuk mori një akuzë kundërvajtëse të konfrontimit fizik me një fotograf, të cilin ai e sulmoi gjatë një tufe paparacësh në LAX në korrik të vitit 2013. Incidenti, në të cilin West u përpoq të largojë kamerën nga duart e burrit, është xhiruar në video. Si pjesë e provës së tij, West iu kërkua t’i nënshtrohej 24 seancave të menaxhimit të zemërimit, të kryente 250 orë shërbim në komunitet dhe t’i paguante dëmshpërblim viktimës.
Policia e Beverly Hills hetoi gjithashtu një incident në janar të vitit 2014, në të cilin West u akuzua për sulmin e një burri në zyrën e një kiropraktori. Reperi arriti një marrëveshje civile me burrin dhe ky i fundit nuk u akuzua. /Telegrafi/