Telegrafi

Kanye West po akuzohet për një sulm ndaj një burri i cili thuhet se ngacmoi seksualisht gruan e tij, Bianca Censori

Rep-artisti i njohur amerikan Kanye West dyshohet se sulmoi një burrë pasi dyshohet se ky i fundit sulmoi fizikisht dhe seksualisht gruan e tij Bianca Censori në Los Angeles.  

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën në Chateau Marmont të Los Angeles.

Avokatët e reperit West thanë se Bianca u sulmua fizikisht dhe seksualisht.

“Sulmuesi jo vetëm se u përplas me të. I vuri duart nën fustanin e saj, direkt në trupin e saj, e kapi për beli, e rrotulloi dhe më pas e ka puthur. Ajo u sulmua seksualisht”, thuhej në deklaratën e ekipit të reperit amerikan.

Artisti i njohur që ndryshoi emrin e tij në Ye raportohet se u martua me Bianca Censorin (arkitekte në kompaninë e tij) në dhjetor të vitit 2022, më pak se një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian. /Telegrafi/