Telegrafi

Kanye West, Pharrell dhe Vic Mensa me bashkëpunim

Kanye West, Pharell Williams dhe Vic Mensa po bashkëpunojnë për një projekt të ri.

Treshja më parë kanë lansuar një pjesë të këngës së tyre në reklamën e prodhuesit të syzëve Gentle Monster.

Bashkëpunimi është pjesë e projektit “13 Music” që do të ketë edhe të tjerë artistë.

Kanye dhe Vic kanë bashkëpunuar në të kaluarën në këngët “U Mad” dhe “Ëolves” teksa Ye dhe Pharrell punuan në këngën “Number One” në vitin 2006.

Kanye rrëmbeu vëmendjen së fudmi kur befasoi Kimin në formë të veçantë.

Ai angazhoi një prej violinistëve më të njohur që të performojë në dhomën e villës së tyre luksoze.

E gjitha kjo ndodhi teksa dyshemeja ishte e mbuluar me trëndafila. /Telegrafi/