Telegrafi

Kanye West për herë të parë interpreton këngët e “The Life Of Pablo” (Video)

Reperi amrikan Kanye West për herë të para ka kënduar para publikut këngët e albumit të tij të ri “The Life Of Pablo” në një koncert të mbajtur në Filipine.

West këndoi në festivalin e muzikës “Paradise International” në Manila, që njëherësh është koncerti i tij i parë për këtë vit, raporton NME.

“Famous”, “Waves”, “Father Stretch My Hands Pt. 2” ishin këngët nga albumi i ri që ai interpretoi, kurse këndoi edhe disa kënga të vjetra si “All Of The Lights”, “Black Skinhead” dhe “Stronger”, transmeton Koha.

Albumi “The Life Of Pablo” është në rrugën e duhur që të bëhet albumi i parë që të rrëmbejë pozitën e parë në ranglistat amerikane i publikuar vetëm online, së fundmi ai ishte publikuar edhe në Apple Music dhe Spotify, më 1 prill. Ai së pari ishte në dispozicion në TIDAL.