Kanye West po bëhet gati të publikojë muzikë të re.
Fituesi i 22 çmimeve “Grammy” 44 vjeç, paralajmëroi publikimin e albumit të tij të fundit, “Donda 2”, në Instagram të enjten (27 janar).
Në njoftimin e projektit të tij të ardhshëm, West postoi një foto të një shtëpie të djegur ku shkruhej 22 shkurt 2022.
Variety raporton se shtëpia e paraqitur në foto është shtëpia e fëmijërisë së West në Çikago.
Reperi i “Famous” më parë e rikrijoi shtëpinë dhe e shfaqi atë në një event dëgjimi të “Donda” gjatë verës.
“Donda 2 po vjen 22.2.22 me producent ekzekutiv Future”, ka shkruar Kanye në mbishkrim, shkruan People.
Së bashku me zbulimin e albumit të tij, West gjithashtu ndau një imazh në InstagramStory duke shpjeguar rëndësinë e datës 22 shkurt.
“Sipas yjeve, Shtetet e Bashkuara më në fund po marrin një ndryshim shpirtëror me kthimin e parë të Plutonit më 22 shkurt 2022. Astrologjikisht, një kthim i Plutonit është kur trupi qiellor kthehet në të njëjtin pozicion në një grafiku i lindjes ku ishte kur filloi grafiku”, shkruhet në postimin e reperit.
Njoftimi i West vjen pasi ekzekutivi i Universal Music, Steven Victor la të kuptohet për publikimin e tij në një intervistë të hënën.
Victor i tha Complex në atë kohë, “Ne jemi duke punuar në Donda 2 “, përpara se të shtonte se albumi “do të vijë më shpejt se sa mendoni”.
“Protesioni po fillon dhe nuk po ndalet”, tha Victor për gazetën.
Donda 2 pason publikimin e albumit më të fundit të West, Donda , i cili doli në gusht 2021. Albumi mori emrin e nënës së ndjerë të artistit, Donda West, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 58-vjeçare pas komplikimeve të operacionit plastik.
West është nominuar për çmime të shumta Grammy për Donda, duke përfshirë albumin e vitit, albumin më të mirë rep dhe këngën më të mirë rep për këngën “Jail”.
Ai do të performoi në Coachella këtë verë, duke kryesuar festivalin së bashku me Billie Eilish dhe Harry Styles. /Telegrafi/