Kanye West është duke u fokusuar në muzikën e tij pavarësisht se është nën një hetim policor për akuzën se ka goditur një fans që i kërkoi autograf.
“Ye” ndau një imazh grafik që mund të jetë kopertina zyrtare – ku shihet një majmuni i zhveshur në një sfond të kuq.
“Jeta ime asnjëherë nuk ishte e lehtë”, ka shkruar reperi që është edhe titulli i bashkëpunimit të tij të shumëpritur me reperin The Game. Kënga pritet të publikohet të premten.
West, 44 vjeç, ende nuk ka komentuar publikisht mbi hetimin, në të cilin ai akuzohet se ka goditur me grusht një fansa dhe e ka rrëzuar në tokë pasi iu kërkua një autograf në dy raste të ndryshme, shkruan Page Six.
Videoja e zënkës së supozuar, shihet Yeezy duke bërtitur ndaj një punonjëseje femër, me sa duket pas incidentit, pasi viktima e supozuar mund të shihet e shtrirë në tokë. E dashura e re e West, Julia Fox, nuk ishte e pranishme në atë kohë.
Siç u raportua më parë, viktima e supozuar mori një autograf nga interpretuesi i “Jesus Walks” të hënën mbrëma. Fansi më pas u shfaq jashtë klubit të restorantit “Delilah” të mërkurën dhe kërkoi një tjetër autograf nga West, i cili kishte qenë duke darkuar me Fox, Antonio Brown dhe Floyd Mayweather. /Telegrafi/