Site icon Telegrafi

Kanye West nuk pendohet për postimet në rrjete sociale: Jam i lumtur që kalova kufirin

Kanye West nuk është penduar për postimet problematike që ka bërë kohëve të fundit në rrjete socaile.

Duke folur për Page Six teksa u largua nga shfaqja e dokumentarit të ri të Candace Owen të mërkurën mbrëma (12 tetor), West iu drejtua të gjitha markave që e kanë larguar atë që nga postimet e tij të fundit në media sociale, duke përfshirë Adidas dhe JP Morgan Chase.

“Nëse e largoni dikë për biznes të keq, kjo do të thotë se jeni antisemitik. Ndihem i lumtur që kam kaluar kufirin e kësaj ideje, në mënyrë që të mund të flasim hapur për gjëra të tilla si refuzimi nga një bankë”, u tha ai fotografëve, përpara se ta quante veten “njeriu me ngjyrë më i pasur në historinë amerikane”.

Foto: Getty Images

45-vjeçari më pas vazhdoi të fliste për bankën JP Morgan Chase në mënyrë specifike, por u ndërpre kur një kamion kaloi pranë. Më pas ai tha se do të “fliste për këtë në një kohë tjetër”.

Më herët, vetë Owens zbuloi se JP Morgan Chase i kishte dhënë Westit kohë deri në nëntor për të gjetur një institucion të ri bankar për të mbajtur kompaninë e tij shumë miliardë dollarësh “Yeezy”.

“Më thanë se nuk kishte asnjë arsye zyrtare, por ata dërguan gjithashtu këtë letër për të konfirmuar se ai ka kohë deri në fund të nëntorit për të gjetur një vend tjetër për perandorinë Yeezy”, shkroi ajo në Twitter së bashku me një foto të njoftimit.

Foto: Getty Images

“I dashur Ye, Ne po e dërgojmë këtë letër për të konfirmuar diskutimin tonë të fundit që JP Morgan Chase Bank, NA (Banka) ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së saj bankare me Yeezy LLC dhe subjektet e lidhura me të”, thuhej në letrën e njoftimit për reperin.

JP Morgan Chase heq dorë nga bashkëpunimi me West pasi ai bëri disa komente antisemitike gjatë fundjavës.

Për postimet e tij, ai u bllokua nga llogaria e tij e Instagramit. West më pas kaloi në Twitter, ku vazhdoi me postimet të ngjashme dhe përfundoi duke u bllokua edhe nga aty.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, javën e kaluar, “Adidas” njoftoi se partneriteti i tyre me West ishte “nën shqyrtim” pas skandalit të bluzave të reperit ku shkruhej: “White Lives Matter”.

“Pas përpjekjeve të përsëritura për të zgjidhur privatisht situatën, ne kemi marrë vendimin për të vendosur partneritetin në shqyrtim”, njoftoi kompania në një deklaratë për CNBC.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kanye West

“Ne do të vazhdojmë të bashkë-menaxhojmë produktin aktual gjatë kësaj periudhe”, thanë ata.

Në gusht, West filloi të flasë kundër markës në lidhje me zhgënjimet e tij me kompaninë, e cila dyshohet se mori vendime për bashkëpunimin e tyre pa pëlqimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version