Telegrafi

Kanye West nuk ka probleme shëndetësore, por me një video seksuale me një 18-vjeçare

Problemet mendore të Kanye West mesa duket kanë një tjetër arsye. 

Teksa flitej se mbingarkesa në koncerte dhe në punë ishin shkaktaret kryesore të problemeve, një tjetër arsye zbardhet për publikun në lidhje më streset e reperit.

Një video seksi me një 18-vjeçare mesa duket e ka stresuar reperin e njohur deri në atë pikë sa është bërë për ‘’spital’’. Video është 20 minuta e gjatë dhe në të shfaqet reperi duke kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçare në një dhomë hoteli, transmeton Telegrafi.

Kjo video është vjedhur nga një anëtar i familjes, të ciln Kanye e pagoi 250 mijë dollarë për të mos e publikuar.

Kjo situatë i shkaktoi probleme burrit të Kim Kardashian, edhe pse kjo e fundit nuk është prononcuar asnjëherë në lidhje me këtë çështje. /Telegrafi/