Telegrafi

Kanye West ndihet vetja me Irina Shayk, derisa thuhet se nuk është i gatshëm për fëmijë të tjerë

Së fundmi është duke u raportuar se Kanye West ka filluar romancën me modelen e njohur, Irina Shayk.

Reperi pasi doli me të publikisht, shprehet se është duke u ndier sërish vetja, shkruan Daily Mail.

Po ashtu burime afër 44-vjeçarit deklarojnë se ai ende nuk është i gatshëm për të bërë fëmijë të tjerë me të.

Foto: Daily Mail

Ai së bashku me ish-partneren Kim Kardashian ndan katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Në anën tjetër Irina ka një vajzë, të cilën e ndan me ish-partnerin dhe njëherësh aktorin, Bradley Cooper.

Foto: Daily Mail

Më herët gjatë kësaj jave, çifti është parë duke festuar ditëlindjen e reperi në Francë. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail