Site icon Telegrafi

Kanye West i ndan rrugët me menaxherin e tij

Kanye West është duke bërë një ndryshim në karrierë dhe këtë e ka nisur nga menaxheri i tij, Izvor “Izzy” Zivkovic.

Billboard raporton se Scooter Braun i cili ishte angazhuar si zëvëndësmenaxher në vitin 2016 pritet që t’i marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë.

Zivkovic ka qenë krah Kanyes që prej vitit 2010 kur u publikuar “My Beautiful Dark Twisted Fantasy”.

Është ende e pa qartë se çka ka shkaktuar çarjen në këto raporte dhe reperi ose ish përfaqësuesi i tij pritet që shumë shpejt të sqarojnë problemet për publikun.

Izzy menaxhon edhe Arcade Fire, Banks, Jack Garrat dhe Kevin Garrett.

West së fundmi ka punuar në albumin e tij të ri. Së fundmi, ai beshoet se ka regjistruar material të ri muzikor në Wyoming, aty ku Nas, Travis Scott, Kid Cudi dhe të tjerë i janë bashkuar në punë.

Këtë fundjavë Yeezy pushoi nga regjistrimi i këngëve të reja teksa i ka dhënë më shumë kohë familjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version