Kanye West ka paralajmëruar se së shpejti mund ta shohim president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas kësaj deklarate, ku tha se do të kandidojë për president në vitin 2020, ai ka marrë një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Telegrafi.
Josh Earnest, sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë i është përgjigjur me shaka reperit duke thënë se është në pritje të sloganit që Kanye do ta përdorë në fushatën e tij.
Nuk dihet nëse e kishte me të vërtetë apo kjo është ndonjë lojë e reperit.
38 vjeçari këtë deklaratë e dha gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në evendin “MTV Video Music Awards”. /Telegrafi/