Site icon Telegrafi

Kanye West i kundërpërgjigjet ish-asistentes: Po më shantazhon për të përfituar nga unë

Kanye West

Reperi Ye, dikur Kanye West, Akademia Donda e të cilit u padit në prill për abuzime në vendin e punës, po përballet me një mori akuzash të reja.

Këtë herë padia vjen nga një grua që pretendonte se ishte asistentja e tij personale.

Lauren Pisciotta, një modele në Instagram dhe OnlyFans, tha se ka punuar për yllin e repit “Famous”, 46 vjeç, nga korriku 2021 deri në tetor 2022.

Kanye West

Ajo pretendon se iu nënshtrua formave të shumta të ngacmimeve seksuale, sipas dokumenteve ligjore të shqyrtuara nga The Times.

Lexo po ashtu Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-punonjëse

Një përfaqësues ligjor i West tha për The Times në një deklaratë se reperi synon të ngrejë një kundërpadi kundër Pisciotta-s mbi ‘akuzat e saj të pabaza’.

Kanye West

Përfaqësuesi akuzoi gjithashtu Pisciotta-n për shantazh dhe zhvatje.

Avokati i reperit e kundërshtoi këtë duke thënë se Pisciotta ‘u largua për shkak të pakualifikimit’ dhe ‘kërkimit të shumave të paarsyeshme parash’.

Kanye West

Në padinë e saj, ish-modelja theksoi gjithashtu se u pushua nga puna papritmas në vitin 2022 dhe nuk mori kurrë pakon e premtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version