Reperi i njohur Kanye West ka qenë temë e mediave ndërkombëtare kohët e fundit, dhe kjo për shkak të disa ngjarjeve që kanë ndodhur brenda stafit të tij të modës në New York.
Mësohet se 39 vjeçari ka qenë në një gjendje nervozizmi, dhe kjo është arsyeja që ai mori një vendim të nxitur për të pushuar plot 30 pjestarë të stafit të tij të modës, në sezonin e katërt.
Shfaqja e mbajtur në ambient të jashtëm të New York, me datë 7 shtator ku u prezantuan koleksionet e reja të shtëpisë së modës së tij mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak reperit, përderisa ai ka vendosur të largohet para kohe dhe të bëjë pushimin e puntorëve me anë të telefonit dhe e-mail.
Burime brenda stafit të ngushtë të reperit treguan se Kanye atë natë kishte një avari nervozizmi, si asnjëherë më parë. /Telegrafi/