Ai ka qenë duke udhëtuar në vende të ndryshme pa familjen e tij, ndërsa po vazhdon me kampanjën presidenciale.
Kësaj radhe, Kanye West është parë në Haiti, aty ku u bashkua ceremonisë së organizuar, shkruan Daily Mail.
43-vjeçari është parë mesin e një grupi duke kërcyer, ndërsa më pas u pa të vendoste edhe maskën mbrojtëse.
Pamje të tilla janë parë në rrjetin social Instagram, teksa janë shpërndarë video të tij duke iu bashkangjitur festës.
Reperi ndër të tjera ka vendosur të vishet në mënyrë modeste, me një bluzë të bardhe dhe pantallona të thjeshta.
Para se të udhëtonte në Haiti, Kanye është parë të kalojë kohë edhe afër Jamaica.