Site icon Telegrafi

Kanye West i jep një burri të pastrehë 100 dollarë dhe i premton atij se do t’i dërgojë një palë atlete

Ai së fundmi bëri të ditur se ka ndër mend të rikthehet në vendin ku ka kaluar një pjesë të jetës së tij, në Chikago.

Kanye West po bënte çmos për të mbështetur vendasit e vendlindjes së tij të premten, teksa i dha një burri të pastrehë 100 dollarë gjatë një vizite në qytetin Windy, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Në një video e cila u publikua në rrjetet sociale, reperi gjithashtu shihet duke biseduar dhe duke marrë ca detaje nga jeta e të pastrehut, kështu që i premtoi atij se do t’i dërgonte një palë atlete të tij, të markës ‘Yeezy’.

Videoja në djalë shfaq të pastrehun i cili kishte të veshur një triko të hollë të verdhë, ndërsa ende rrugëve të qytetit.

Kanye shkoi tek ai dhe filloi të shkruante në telefon mungesat që ai kishte, në mënyrë që t’i dërgonte atij më vonë një palë këpucë të markës ‘Yeezy’.

I pastrehu ndërkohë i tregoi gjithçka, duke cekur edhe gjendjen e keqe të nënës së tij.

West pastaj udhëzoi ekipin e tij të sigurisë që t’i jepnin të pastrehut disa të holla, dhe ata e bënë këtë gjë.

Përndryshe, Kanye West po shijon disa ditë të mira në qytetin ku u lind dhe u rrit.

Dashuria e tij për Chikagon është shumë e madhe, dhe kjo është arsyeja pse ai dhe Kim vendosën që edhe vajzën e tyre të vogël ta pagëzojnë me emrin Chikago.

Kanye madje ka deklaruar se po kthehet në Chikago dhe se ‘nuk do të largohet kurrë më’.

Lexo po ashtu Kim Kardashian 'tërbon' rrjetin me një fotografi provokuese në Instagram, fansat e kritikojnë duke e quajtur vulgare

Reperi e bëri këtë njoftim tek një turmë e fëmijëve të ngazëllyer, gjatë një eventi të “Open Mike”, të organizuar nga një shok i tij javën e kaluar. /Telegrafi/

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Kim Kardashian (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version