Reperi amerikan Kanye West njoftoi se i kishte ofruar ish-presidentit Donald Trump pozitën e zëvendëspresidentit në vitin 2024, gjë që e bëri ish-presidentin amerikan të çmendej.
Reperi, i njohur tani si Ye, pretendon se i tha ish-presidentit se donte që Trump të kandidonte për zëvendëspresident me një biletë të Shtëpisë së Bardhë të drejtuar nga ai si kandidat presidencial, gjatë një takimi të nxehtë në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.
“Mendoj se Trump ishte më i mërzitur që i kërkova të ishte zëvendëspresidenti im. Kjo e zuri në befasi”, tha Kanye në një video të publikuar në llogarinë Twitter.
Trump e ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë askënd përveç vetes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
https://twitter.com/kanyewest/status/1595965974293118979
“Trump në fakt filloi të më bërtiste në tavolinë duke më thënë se do të humbisja”, vazhdoi Kanye.
Reperi i tha Trumpit të qetësohej, “Unë i thashë: “Ndalo, ndalo, ndalo, Trump, ti po flet me Yeo-n”.
Si West ashtu edhe Trump u kthyen së fundmi në Twitter nga pronari i ri i platformës, miliarderi Elon Musk. Nëse West kandidon në vitin 2024, mund të jetë një provë e miqësisë së dy burrave dhe aleancës politike të së djathtës ekstreme.
Reputacioni i West ka qenë në rënie kohët e fundit, veçanërisht pasi bëri një sërë deklaratash antisemite duke pretenduar se një hebre kontrollon biznesin e muzikës dhe median.
Trump javën e kaluar njoftoi zyrtarisht se do të rikandidojë për presidencialet e vitit 2024, vetëm disa ditë pasi republikanët dolën më keq nga sa pritej në zgjedhjet afatmesme. /Telegrafi/