Pasi publikoi një status në rrjetin social Twitter, ku shprehte “dashuri” për presidentin Trump, reperi Kanyew West mori një telefonatë nga gruaja e tij Kim Kardashian West.
Nëse ka ndonjë gjë që mund ta bëjë Kanye West-in ta lërë prapa “dashurinë” e tij për Donald Trumpit, mund të jetë gruaja e tij Kim Kardashian.
Këtë gjë, ai e bëri të ditur përmes një statusi të radhës, të publikuar në rrjetin social Twitter.
“Gruaja ime vetëm më thirri dhe donte që ta bëja këtë të qartë për të gjithë. Unë nuk pajtohem me gjithçka që Trumpi bën. Unë nuk pajtohem 100 për qind me askënd, por me veten time”, ka shkruar West.
https://twitter.com/kanyewest/status/989192498307219456
Ndryshe, ai në vitin 2015 kishte thënë se do të kandidonte për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
https://twitter.com/kanyewest/status/988984329295441921
E ndërsa së fundmi, në një postim të bërë shkruaji “2024” me çka hodhi dyshimet se ai vërtet mendon kandidimin për president. /Telegrafi/