Telegrafi

Kanye West fshin të gjitha ‘twittat’ që e lidhin me Donald Trumpin (Foto)

Kanye West ka fshirë të gjitha mesazhet e publikuara në llogarinë personale në Twitter në lidhje me presidentin amerikan Donald Trump.

West, i cili u takua me Trumpin në ‘Trump Tower’ gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, kishte shpjeguar arsyen e takimit me atëbotë presidentin e zgjedhur.

Lexo po ashtu Dua Lipa merr pjesë në protestat kundër Donald Trumpit (Foto)

“Unë do ta takoj Trumpin sot për të diskutuar rreth disa çështjeve multikulturore”, kishte shkruar më më 13 dhjetor në Twitter, transmeton Telegrafi.

Por, pasi që presidenti amerikan u ndaloi hyrjen në SHBA të banorëve të shtatë shteteve myslimane, duket ka bërë që West të ndryshoj mendimin për Trumpin.

Reperi ka fshirë të gjitha mesazhet në lidhje me takimin me presidentin amerikan duke protestuar kundër vendimit të Trumpit.

Kujtojmë se shumë VIP-a kanë dal kundër vendimit të Trumpit duke përfshirë edhe Dua Lipa. /Telegrafi/