Telegrafi

Kanye West fotografohet në humor të mirë me ish-të dashurën Irina Shayk në Javën e Modës në Londër

Kanye West dukej se ishte në humor të mirë të hënën kur u takua me ish-të dashurën e tij, Irina Shayk, dhe shoqen Naomi Campbell, në ndejën e shfaqjes Pranverë/Verë 2022 të Burberry për Javën e Modës në Londër.

Reperi 45-vjeçar u pa teksa qeshte me Irinan, 36-vjeçare, dhe Naomi, 52-vjeçare, së bashku me Burberry CCO Riccardo Tisci brenda The Twenty Two në Londër.

Themeluesi i “Yeezy” është parë më herët në sfilatën e Burberry, ku dukej i gëzuar për ribashkimin me modelen ruse, edhe pse ditët e fundit ka lënë të kuptohet se ende nuk e ka lënë pas ish-bashkëshorten, ‘mbretëreshën’ e tij Kim Kardashian.

Foto: Getty Images

Kanye zgjodhi pamjen e tij standarde krejt të zezë për festën.

Ai dukej me plot stil, por i rehatshëm me një kapelë të zezë e gjithashtu me një triko të tillë.

Lexo po ashtu Kanye West i befason të gjithë duke shkuar me shapka në Javën e Modës në Londër

Brenda festës, ai mori pak kohë për t’u çlodhur ndërsa u afrua me Naomin dhe Irinan në një divan të kuq kadife.

Timie/GolfPhotos

Edhe pse festa kishte DJ-në e vet, Kanye tregoi një interes të veçantë për argëtimin muzikor të mbrëmjes.

Ai qëndroi pranë Jordss-it, i cili po menaxhonte miksetën, ndërsa pinte pijen e tij dhe shkrepte foto.

Foto: Getty Images

Producenti ishte parë po ashtu edhe me prezantuesen e njohur televizive, Maya Jama.

Modelja ruse nga ana tjetër dukej në formë të shkëlqyer me fustan të zi të shkurtër e me çizme të ngjashme.

Foto: Getty Images

Që pas ndarjes nga Kim, Kanye u përfol për një sërë lidhjesh dashurie me modele e emra të njohur në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/

Foto: Splash News