Kanye West ka folur publikisht me sinqeritet për dëshirën e tij për vetëvrasje pasi ka shikuar dokumentarin për Alexnder McQueen.
Në Twitter 41 vjeçari ka thënë se e ka shikuar dokumentarin dhe ka gjetur veten te disenjatori britanik i modës, i cili bëri vetëvrasje në vitin 2010.
“E kam shikuar dokumentarin e Alexander McQueen dhe jam lidhur me rrugëtimin e tij”.
“Unë e di se si është ndjenja e dëshirës së kthimit të jetës tënde në duart e tua edhe nëse kjo do të thotë vetëvrasje”.
“Të jem më i qartë, dhe jo i çuditshëm, unë kam pasur këto mendime dhe po ju them gjërat që kam bërë për të qëndruar në një vend të pranueshëm”.
“Si të mos vrasësh veten pjesa e parë duke shmangur njerëzit të cilët të bëjnë të dëshirosh vetëvrasjen”, u shpreh Kanye në një seri të postimeve në Twitter.
West ka folur hapur shumë herë për problemet e tij mendore.
Ai madje u referohet mendimeve të tij vetëvrasëse në këngën “I Thought About Killing You” në albumin e fundit, “Ye”.
Reperi edhe më parë ka pranuar se e ka menduar vetëvrasjen. /Telegrafi/