Kanye West ka fituar 2.2 milionë dollarë në shitje që kur njoftoi se albumi i tij i ardhshëm, “Donda 2”, do të jetë i disponueshëm vetëm përmes riprodhuesit të tij muzikor.
Reperi i “All the Lights” ndau në një postim në Instagram të shtunën (19 shkurt) nga shitjet e tij që kur zbuloi një ditë më parë se do të publikonte projektet vetëm me blerjen e Stem Player prej 200 dollarësh .
“Ne kemi bërë 2,227,012.05 dollarë në 24 orë. Zoti është i mire. Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim”, tha Kanye në një postim.
Stem Player i tij i lejon përdoruesit “të personalizojnë çdo këngë”, sipas faqes së tij të shitjes, shkruan NewYorkPost.
West njoftoi këtë javë se ai po shmangte platformat si: Spotify, Amazon, Youtube dhe Apple që sipas tij janë të padrejtë ndaj artistëve.
“Është koha për të çliruar muzikën nga ky sistem shtypës. Është koha për të marrë kontrollin dhe për të ndërtuar tonën”, tha reperi në një postim tjetër në Instagram.
Ndërkohë, në anën tjetër ai po vazhdon të insistoi në rikthimin e ish-bashkëshortes, së fundmi Kanye refuzoi kërkesat e divorcit nga Kim Kardashian. /Telegrafi/