Reperi me renome ndërkombëtare, Kanye West, sot (e martë) feston ditëlindjen e tij të 44-të.
Andaj për të këtë ditë të veçantë, familjarë të tij zgjodhën që të urojnë atë me fjalë të ëmbla, shkruan Daily Mail.
Khloe Kardashian ishte njëra prej tyre, që në rrjetin social Instagram zgjodhi që të ndajë një imazh me Tristan, Kanye dhe Kim.
Katërshja shiheshin të kenë pozuar më parë, pasi reperi dhe Kim tashmë janë ndarë.
“Urime ditëlindjen për vëllanë tim më të mirë. Shpresoj të kesh ditëlindjen më të mirë ndonjëherë”, ka shkruar 36-vjeçarja.
Po ashtu, Kris, nëna e Kardashian-Jenner vendosi që përmes një imazhi t’i shpresojë për të mirat.
Kujtojmë se ai dhe Kim janë në procedura për divorc, teksa raportohet se nuk jetojnë më së bashku. /Telegrafi/