Telegrafi

Kanye West: E kam vrarë egon time

Kanye West ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të konfirmuar fundin e egos së tij.

“E kam vrarë egon time”, ka shkruar Ye në disa postime në Twitter.

“Kush ësthë Kanye West pa ego? Thjesht Ye”, shton ai.

Ai ka sqaruar se egoja i ka shërbyer për mbrojtje nga ata që kanë dyshuar në të.

Tash ai po shqyrton një rrugëtim të ri për veten e tij, sepse ndihet ndryshe.

“Ndonjëherë e kam të vështirë të them jo sepse dua që të ndihmoj të gjithë”, theksoi mes tjerash reperi.

Ego e Kanye West ka luajtur rol të madh në karrierën e tij. Ai madje ka kënduar për këtë në remiksin e “Ego” me Beyonce.

Përkundër “mungesës” së egos tash e tutje, Kanye vazhdon të kënaqet duke bwrw muzikw dhe duke pwrgatitur projekte tw reja. /Telegrafi/