Roja i sigurisë, Jemel Roberson, u qëllua dhe u vra nga policia teksa ai përpiqej të ndalonte një të dyshuar në zonën e jashtme të një bari, në Çikago, herët në mëngjes të dielën.
Sa i përket vdekjes së Jemel, policia e shtetit të Illinois, të martën, po hetonte një oficer lidhur me vrasjen fatale të rojës, dhe kanë arrestuar një të dyshuar të armatosur në një bar jashtë Çikagos, thanë zyrtarët.
I dyshuari më pas u la në gjendje të lirë pas operacionit, i cili u zhvillua në orët e hershme të së dielës në Manny’s Blue Room Lounge në qytetin Robbins, 32 kilometra në jug të qytetit Midwestern.
Roja i sigurisë, 26-vjeçari Jemel Roberson, po punonte në bar dhe ndërhyri kur u dëgjua një shpërthim dhe dikush filloi të qëllonte.
Dhe tani Kanye West ka vendosur që të ndihmojë familjen e të ndjerit në aspektin financiar.
Sipas TMZ , Reperi 41-vjeçar vendosi të dhurojë 150,000 dollarë për familjen e viktimës.
Krejt kjo erdhi kur një faqe e quajtur GoFundMe e filloi të mbledhë donacione për familjen e tij, dhe kushti i dhurimit të donacionit duhet të ishte vlera mbi 10 mijë dollarë.
Ndërkohë që të premten mbrëma, Kanye West u pa teksa ndau dhjetë dhurata në vlerë nga 15 mijë dollarë, të cilat në total ngrisin shumën në 150 mijë dollarë.
Donacioni vjen pas lajmeve të shumta që kanë qarkulluar muajve të fundit për reperin, veçanërisht pas takimit të tij të fundit me Presidentin e Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kanye dhe gruaja e tij, Kim Kardashian, kanë qenë gjithashtu duke u marrë me zjarret e egra të Kalifornisë, të cilat kanë ardhur disi pranë shtëpisë së tyre javën e kaluar. /Telegrafi/