Telegrafi

Kanye West dhe Julia Fox nuk e fshehin më romancën, shfaqen në momente intime në Paris

Kanye “Ye” West dhe Julia Fox po dërgojnë shfaqjet e tyre publike të dashurisë në një nivel të ri.

Reperi i “Donda”, 44 vjeç, dhe aktorja e “Uncut Gems”, 31 vjeç, u panë në disa imazhe së bashku të postuara nga fotografja, Danielle Levit të premten (28 janar), teksa shihen duke u puthur ndërsa Fox mbante krahët e saj rreth shpatullave të West.

Fox kishte veshur një fustan të kuq nga materiali lëkure të kombinuar me një palë çizme të gjata mbi gju, së bashku me grimin e syve të ndezur, ndërsa West veshi një xhaketë të zezë me një kapuç gri dhe një palë dorëza.

Foto: Getty

Fotot e tjera në galeri treguan Ye me krahun rreth belit të Fox-it, si dhe një imazh të çiftit të ulur së bashku me të ftuarit e tjerë, shkruan People.

Sipas mbishkrimit të fotos, dyshja ishin në një darkë në Paris të Francës, me personalitete të tjera të njohura të pranishëm duke përfshirë Mos Def si dhe Pusha T.

Fotot ishin vetëm daljet më të fundit të profilit të lartë për çiftin e ri, të cilët u panë në fillim të këtij muaji në rrjetet sociale duke u shoqëruar me Madonna, Floyd Mayweather, Antonio Brown dhe të tjerë.

Gjithashtu këtë javë, West njoftoi premierën e muzikës së re muajin e ardhshëm, në formën e një vazhdim të albumit “Donda” të vitit të kaluar.

Sipas një postimi të së enjtes në Instagramin e këngëtarit të “Gold Digger”, Donda 2 do të debutojë më 22 shkurt.

Foto: Danielle Levitt/Instagram

Lajmi vjen në kohën e divorcit shumë të përfolur të West nga Kim Kardashian, nëna e katër fëmijëve të tij, i cili filloi në vitin 2021. /Telegrafi/

Foto: Danielle Levitt/Instagram