Telegrafi

Kanye West dhe gruaja Bianca Censori ndalojnë për një darkë, mes pretendimeve se familja e saj ka frikë se ai do ta ‘tërheqë’ në sipërmarrjen e tij pornografike

Kanye West u pa duke u ndalur në një lokal në Los Angeles të darkës, me gruan e tij të dytë Bianca Censori këtë javë.

Bianca, 29 vjeçe, e cila është shquar për ngjashmërinë e saj me gruan e parë të Kanye, Kim Kardashian, kishte veshur një veshje karakteristike.

Fiziku i saj mahnitës vihej në pah nga një trup i zhveshur, ndërsa Kanye ishte i veshur me një xhup të bardhë me pjesën e sipërme të ngritur mbi kokë, shruan DailyMail.

Ajo mund të shihej duke hyrë e para në restorant, ndërsa krijuesi i hitit “Power” ndiqte pas saj, në pamjet e siguruara nga TMZ.

Dalja e tyre vjen pasi të burimet e brendshme pretendojnë se të dashurit e Biancas janë të shqetësuar se ai ‘po e tërheq atë në botën e filmave për të rritur’ dhe po e përdor për të promovuar sipërmarrjen e tij të re Yeezy Porn.

Fituesi i “Grammy”-t është kritikuar nga fansat pasi duket se ka hedhur poshtë besimet e krishtera që më parë i kishte dhënë kaq prioritet publikisht.

Familja dhe miqtë e Biancas thuhet se janë mes kritikëve dhe kanë frikë se projektuesi arkitekturor do të ‘përdoret’ për të ‘promovuar paturpësinë seksuale’ nga muzikanti. /Telegrafi/