Telegrafi

Kanye West dhe Bianca Censori marrin vëmendje me bizhuteritë me gishtin e mesit

Kanye West dhe Bianca Censori kanë një mesazh të qartë për botën.

Çifti u fotografua në Paris të mërkurën me bizhuteri të ngjashme me gishtin e mesit.

Reperi, 46 vjeç, mbante një gjerdan varëse nga Y/PROJECT që tregonte gjestin e turpshëm (209 dollarë), ndërsa gruaja e tij 29-vjeçare mbante modelin në veshët e saj me vathët e markës prej 262 dollarësh.

Foto: MEGA

West dhe partnerja e tij me profesion arkitekte zgjodhën veshje tërësisht të zeza ndërsa u larguan nga Ritz-Carlton.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kanye West

Krijuesi i hitit të “Gold Digger” kishte veshur një palë tuta me një rrip metalik në pjesën e poshtme të pantallonave të tij të gjera dhe një xhaketë të ngjashme.

Foto: MEGA

Ai e mbajti të fshehur fytyrën duke shtuar një maskë të zezë – një stil që së fundmi është bërë pjesë e tij e modës.

Ndërkohë, Censori u mbulua me një pallto të gjatë deri në dysheme dhe me taka me çorape të zeza.

Foto: Far Fetch

Ajo i kishte kapur flokët në mënyrë që vathët e saj të dukeshin plotësisht.

Nuk është hera e parë që dyshja marrin vëmendje me veprimet apo dukjet që përzgjedhin në publik. /Telegrafi/

Foto: Splash News

 

Foto: Splash News