Telegrafi

Kanye West i befason të gjithë duke shkuar me shapka në Javën e Modës në Londër

Ai tregoi se ende nuk e ka lënë pas ish-in e tij Kim Kardashian, teksa foli për mungesën e ‘Mbretëreshës’ në një postim të çuditshëm në Instagram të dielën.

Megjithatë, vëmendja e reperit Kanye West u përqendrua te një ish tjetër të nesërmen, teksa ai u përplas me ish-të dashurën e tij Irina Shayk, 36 vjeçe, në shfaqjen e Javës së Modës në Londër të markës “Burberry” në Bermondsey.

Reperi 45-vjeç, tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së tij ku u shfaq i veshur në të zeza, shkruan DailyMail.

Që prej lidhjes së tij të shkurtër me Irinan, Kanye ka shijuar një romancë me Chaney Jones, 24 vjeçe, dhe më pas ka qenë i lidhur me supermodelen Candice Swanepoel, 33.

Teksa u ribashkua me bukuroshen ruse Irina në pistën e “Burberry”-t, reperi bëri një buzëqeshje ndërsa e përshëndeti me një përqafim të ngrohtë.

Kanye mori vëmendjen me zgjedhjen e tij të pazakontë të këpucëve, jo vetëm me sandalet e tij të zbukuruara me diamante që bien në sy, por edhe sepse ai zgjodhi të vishte çorape të zeza.

Irina në anën tjetër thuhet se është drejt rikthimit në krahët e aktorit Bradley Cooper, 47 – të cilët kanë një vajzë pesëvjeçare – dhe po mendojnë për mundësinë për të pasur më shumë fëmijë.

Edhe pse ata u ndanë në vitin 2019, ata kanë mbetur bashkë-prindër shumë miqësorë që atëherë dhe thuhet se së fundmi kanë marrë vajzën e tyre të vogël Lea De Seine për pushime së bashku.

Tani një burim i brendshëm i Page Six ka pohuar: “Ishte një largim i vërtetë familjar dhe ata po mendojnë të ribashkohen”, duke pohuar se Irina “do të dëshironte që vajza e saj të kishte një vëlla apo motër” dhe Page Six raporton se Bradley është i përshtatshëm për këtë ide. /Telegrafi/