Kanye West mbërtheu stilin e tij të zakonshëm, tepër të lartë kur vendosi se çfarë t’i blinte menaxherit të tij John Monopoly për ditëlindjen.
West, 42 vjeç, i dhuroi menaxherit të tij në darkën e ditëlindjes të mbajtur në Delilah të Hollywoodit perëndimor, në Kaliforni mbrëmjen e së mërkurës, një veturë luksoze krejt të re, të personalizuar.
Ai i dhuroi atij një Lamborghini SUV, prodhim i vitit 2019, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Të dy Monopoly dhe West, publikuan imazhet e tyre nga festa në rrjetet sociale, duke vënë në pah edhe dhuratën super të shtrenjtë.
“Gëzuar ditëlindjen për mua !!!! Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen time …. Unë jam në humbje të plotë”, shkroi menaxheri i West në Instagram.
Fillimisht, ata u përpoqën ta mbajnë dhuratën disi të fshehtë, por nuk patën sukses.
Monopoly thuhet se ka zbuluar talentin e Kanye Westit në qytetin e tyre të lindjes, Çkago, dhe ka shërbyer si menaxher i tij pë tri albumet e para.
Në periduhën 2005-2006, ata u ndanë në mënyra profesionale me njëri-tjetrin, derisa viteve të fundit filluan të bashkëpunojnë përsëri.
Vetura luksoze të cilën Kanye ia dhuroi menaxherit të tij mendohet se kap shifrën e 300 mijë dollarëve. /Telegrafi/