Telegrafi

Kanye pohon se Tarantino dhe Foxx e vodhën nga ai idenë për “Django Unchained”

(Fotomontazh: Deadline)

Kanye West i ka mbushur faqet e para të mediave botërore në javët e fundit dhe nuk pushon së tërhequri vëmendjen e publikut.

Kësaj radhe, pas hebrenjve, Kim Kardashian dhe George Floyd, regjisori i njohur Quentin Tarantino ka qenë shënjestra e tij.

Në një paraqitje të fundit në emisionin Piers Morgan Uncensored, West ka deklaruar se ideja për hitin “Django Unchained” me temën e robërisë lindi nga koncepti i tij për videoklipin muzikor.

“Në fakt, (Tarantino) dhe Jamie e morën idenë nga unë, sepse idenë për Djangon, Jamie Foxxit dhe Quentin Tarantinos e ngrita unë për videon time ‘Gold Digger’. Dhe më pas Tarantino e ktheu atë në një film”, ka thënë reperi duke iu referuar hitit nga viti 2005 i filmbërësit të njohur, ku u shfaq Jamie Foxx në rolin kryesor.

Videoja e këngës përfundoi duke u fokusuar në një temë krejtësisht të ndryshme nga filmi i famshëm, me modele që pozonin për kopertinat e revistave imagjinare.

Jamie Foxx, i cili gjithashtu u shfaq në videoklipin e Kanye West për këngën e lartpërmendur, luajti në filmin e Tarantinos “Django Unchained” së bashku me Leonardo DiCaprio dhe Samuel L. Jackson disa vite më vonë. /Telegrafi/